OEMVP kontribon në politikat energjetike

OEMVP-ja gjithmonë funksionon si përkrahëse e sektorit të biznesit dhe nisur nga kjo sot në hapësirat e Odës u realizua takim me Komisionin Rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar rreth temës aktuale për vendimin që ndërtimet e reja të kyçen në sistemin e nxemjes qëndrore.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte me bashkëpunim të ndërsjellët të adresohen problematikat që hasin kompanitë gjatë realizimit të projekteve ndërtimore, në organet relevante.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë do të mbron interesat e bizneseve në çdo sektor, me të vetmin qëllim që të krijohet një mjedis i përshtatshëm për bizneset që ato të mund të investojnë.