OEMVP realizoi takim pune me Agjensionin e Zbatimit të Gjuhës në RMV

Ky agjension ka mision të ndihmojë praktikisht në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet shtetërore në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore, duke u kujdesur për gjuhën që flasin së paku 20% e qytetarëve. Ky agjension është i gatshëm të ndihmojë anëtarët e Odës të unifikojnë gjuhën në përdorimin e dokumentave të ndryshme.

OEMVP vlerëson lart bashkëpunimin  me institucionet shtetërore dhe agjensionet që ndihmojnë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe mirëqenies së bizneseve.