OEMVP – Bizneset në ngritjen e tolerancës ndëretnike

29 Shtator 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike dhe Asociacionin multietnik  “Florens Najtingël”  dje dhe sot organizuan debat publik në kuadër të projektit “Dallimet janë në modë”, me përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i projektit është të bëjë vlerësimin e progresit në implementimin e strategjive dhe politikave të lidhura me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe të miratohen strategji lokale për dialog ndërkulturor.

Komunat e përfshira në këtë projekt janë komuna e Bërvenicës, Vrapçishtit, Gostivarit, Jegunovcës, Kerçovës, Kumanovës, Mavrovë-Rostushës, Strugës dhe Tetovës.

Në përgjithësi, marrëdhëniet ndëretnike në komunat e lartëpërmendura janë vlerësuar si të qëndrueshme. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbështet bizneset dhe i përkrah ato në krijimin e ambienteve multietnike, sepse investimet e përbashkëta dhe punësimi i popullatës nga komunitete të ndryshme, janë masa stimuluese për ngritjen e tolerancës ndëretnike.

Takimi dje u realizua në komunën e Bërvenicës kurse sot në komunën e Tetovës. Debate të tilla publike do të vazhdojnë edhe në ditët tjera në vazhdim në qytetet ku implementohet projekti.

Komuna e Bërvenicës

Komuna e Bërvenicës

Komuna e Bërvenicës

Komuna e Bërvenicës

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

Comments are closed.