Këmbimi tregtar mes RMV dhe Argjentinës – OEMVP në takim me ambasadorin Atanasof

28.06.2022, Shkup – Sot, kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni pritën në takim z. Alfredo Nestor Atanasof, ambasador i Republikës së Argjentinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident në Sofje.

Në takim u diskutua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Argjentinës.

Duke pasur përsysh se Argjentina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithërave dhe mishit z. Hoxha potencoi që ka hapësire për përmirësim të këmbimi tregtar mes vendeve. Gjithashtu, z. Hoxha potencoi që kompanitë anëtare të Odës kanë interes që të thellojnë bashkëpunimin me kompanitë argjentinase në veçanti në këtë periudhë kur kemi mungesë të produkteve bazë në vend.

OEMVP në bazë të mision dhe vizionit të saj si dhe qëllimeve strategjike gjithmonë është në përkrahje të iniciativave për bashkëpunim ndërkombëtar me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.