Hapet “Park Hotel dhe SPA” në Shkup

28 Shtator 2016 – Park Hotel&Spa është investimi më i ri i kompanisë vendase Gemak Trade, njëherit edhe anëtare e OEMVP-së, e cila sivjet shënon 25 vjetorin e themelimit dhe punës së suksesshme në Maqedoni dhe rajon. Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e hotelit dhe kompleksit hotelerik është rreth 15 milion euro.

Me investimin në hotel, siç tha pronari i “Gemak” Enver Maliqi, kompania shënon 25 vjetorin e themelimit edhe punën e suksesshme në Maqedoni dhe rajon.

Përmes këtij objekti janë investuar standarde të reja më të larta në hotelieri, që do të nxisin zhvillim në këtë segment në Maqedoni duke vendosur një brend të ri të hoteleve në vend, e jo të shkojnë përmes rrugës më të lehtë  nën emrin e ndonjërit nga brendet botërore të hoteleve.

foto_park-hotel-spa-960x540 foto_park_foaje-1-1 foto_enver-maliqi_gemak-vo-sredina

Comments are closed.