OEMVP: Biznes praktikat përmes Programit për shkëmbimin e vizitorëve

27 Shtator 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoni dhe Këshillin e Investitorëve të Huaj sot organizuan një takim informativ rreth Programit të SHBA-ve për shkëmbim në sektorin privat me Keri Lowry, Zëvendës Sekretare e Shtetit në Departamentin e Shkëmbimeve në Sektorit Privat në SHBA.

Keri Lowry diskutoi për format e ndryshme të studimit në universitetet e SHBA-së si dhe për profesionistë tjerë në mënyrë për t’u njohur me kulturën e SHBA-së dhe biznes praktikat e saj përmes Programit për Shkëmbimin e vizitorëve (Exchange Visitor Program).

Exchange Visitor Program sjell çdo vit mbi 300.000 shtetas të huaj në Shtetet e Bashkuara për të mësuar, studiuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, të forcojnë aftësitë e gjuhës angleze si dhe të mësojnë më shumë për Shtetet e Bashkuara.

Comments are closed.