Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Delegacion i OEMVP-së në takimin e Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare në New York

Delegacion i OEMVP-së në takimin e Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare në New York

25 Shtator 2016 – Një delegacion i lartë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në takimin vjetor tradicional të Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare që mbahet në New York.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA organizoi Forumin e II-të Ekonomik dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe bizneseve të tjera të shqiptarëve në vendet e Europës, ku janë edhe degët e këtij rrjeti i cili funksionon në 4 kontinente dhe në gjithsej 22 shtete. Ky forum u realizua dje dhe sot në qytetin më të madh dhe më të zhvilluar në botë, metropolën e New Yorkut, ku jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre, biznesmen dhe afaristë mjaft të suksesshëm shqiptarë.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se në Amerikë do ta çojnë përvojën e mirë dhe të suksesshme të biznesmenëve shqiptarë të Maqedonisë, por edhe do të marrin njohuritë dhe përvojat e suksesshme të rrjeteve tjera dhe të biznesmenëve shqiptarë nga vendet e ndryshme të globit.

Qëllimi i këtij forumi është krijimi i urave të bashkëpunimit mes bizneseve të ashtuquajtura vendore, në Shqipëri e Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, dhe atyre të diasporës, pra nikoqirit të këtij forumi ekonomiko financiar në SHBA dhe Kanada. Në këtë forum  marrin pjesë përfaqësues nga qeveritë e shteteve të Kosovës, Shqipërisë, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, disa nga afaristët më të suksesshëm shqiptarë nga 25 vende të botës, duke përfshirë Australinë, SHBA dhe Kanadanë, si dhe kongresmenë e senatorë, afaristë e biznesmenë nga SHBA-ja.

Gjithashtu sot u mbajt edhe takimi B2B Informues – Konferenca, ku u bë prezantimi i projekteve të bizneseve nga Diaspora dhe atyre vendore, u diskutua rreth investimeve dhe pengesave tjera të ndryshme.

Bizneset anëtare që ishin pjesë e këtij delegacioni janë kompanitë:  Vezë Sharri, Dauti Komerc, Trim&Lum e tjera.

14358653_10154410403550180_6160790046093094973_n 14440990_10154410403485180_541755281343145333_n 14449894_10154410402120180_7373563113233864352_n 14469547_1413097855386891_1609185338213093344_n 14492541_10154410403310180_5993747826876545890_n 14494770_10154410402880180_7308778223002521078_n

2