Kryetari i OEMVP-së panelist në Konferencën ‘’Biznes pa korrupsion’’

Kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha sot morri pjesë në konferencën Biznes pa korrupsion, në temën Ambienti biznesor i liruar nga korrupsioni: Qasje kolektive dhe motivim.

Efekti i korrupsionit në biznes dhe ekonomi është shumëdimensional – rritja e konkurrencës jo lojale, dobësimi i cilësisë së konkurrueshmërisë së kompanive, mungesa e një pasqyre të qartë të konkurrencës, eliminimi i stafit cilësor, tërheqja e investimeve joreale, etj.

Z.Hoxha shprehet se duhet të rritet ndërgjegjësimi për atë çka është korrupsioni dhe si identifikohet.

Sektori i biznesit si drejtuesi kryesor i ekonomisë, i cili punëson shumicën e të punësuarve në vend, besoj se duke përmirësuar kushtet për të bërë dhe për të udhëhequr biznes, do të kontribuojë edhe më shumë në zhdukjen e këtij fenomeni. Prandaj, Oda jonë në strategjinë e re 4-vjeçare, si qëllime strategjike ka përcaktuar zbatimin e duhur të legjislacionit si një parakusht për sundimin e ligjit dhe formalizimin e ekonomisë joformale, si dhe promovimin e sipërmarrjes, inovacionit dhe forcimin e konkurrencës së brendshme dhe rajonale dhe më shumë.

Aparati shtetërore do të duhet të bashkëpunojë me sektorin e biznesit, me sektorin civil dhe të gjitha segmentet e tjera shoqërore, për të bashkëpunuar derisa të arrihet një nivel ku të gjithë të kenë të njëjtat kushte dhe shanse për të bërë biznes dhe punësim.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, mund të vërehet se vendet ku ky fenomen është më i zakonshëm dhe më i spikatur, kanë një ekonomi më të dobët dhe një shkallë të lartë të papunësisë.