27 Shtator 2016 – Sot Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore e vizitoi Zyrtarja për ndërlidhje ndërkombëtare znj. Jocelyn Smith.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të Odës dhe trajnimeve të ndryshme për komunitetin e biznesit.
Znj. Smith prezantoi programet që ofron Britania e Madhe për fitimin e bursave Chevening , duke siguruar financim të plotë si një mundësi e shkëlqyer për udhëheqësit dhe vendimmarrësit e rinj që të zhvillohen nga ana profesionale dhe akademike duke studiuar në Britaninë e Madhe e duke përjetuar njëherësh kulturën britanike.


