Në hapësirat e OEMVP-së u realizua mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës

Në hapësirat e OEMVP-së u realizua mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës.Në këtë mbledhje u zgjodh kryetari i Këshillit Mbikëqyrës z.Muhamed Haxhipazi i cili përfaqëson kompaninë anëtare të OEMVP-së Halkbank dhe nënkryetar z.Sefedin Mustafa pronar i kompanisë Tekniks.
Gjithashtu, kjo mbledhje kishte karakter konsultativ dhe aprovues, në të cilët anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës u njoftuan rreth punës rrjedhëse të Odës.
OEMVP synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim, pamarrëparasysh krizën ekonomike-shëndetësore që ka goditur ekonominë, OEMVP vazhdon të jetë në anën e sektorit të biznesit duke punuar të përkrahë kërkesat dhe nevojat e tyre.