OEMVP fillon me realizimin e programit për transformim të kompanive në realitetin e ri

Në këto kushte të vështira të pandemisë kur të gjitha kompanitë pamarrëparasysh veprimtarinë dhe madhësinë kanë has vështirësi për realizimin e veprimtarisë, OEMVP në kuadër të projektit të USAID-it për zhvillimin e ekosistemit afarist, ofron programin  për transfromim të kompanive post Covid19, duke u gjendur pranë sektorit të biznesit.

Prej sot filloj me realizimin e këtij programi, duke mbajtur takimin e parë online me përfaqësuesit e 15 kompanive të cilat do të marrin pjesë në këtë program.

Gjatë këtij takimi, drejtori ekzekutiv z.Drilon Iseni ua prezantoj kompanive punën e Odës dhe njëherë mënyrën e realizimit të programit në vijim. Ndërsa, kompanitë shprehën pritshmëritë e tyre nga ky program me të cilin presin më lehtë ta tejkalojnë krizën, t’i rindërtojnë kapacitetet e veta,të promovohen dhe njëkohësisht të krijojnë bashkëpunime të reja me kompanitë tjera anëtare të Odës.

OEMVP që nga themelimi i saj ka qenë vazhdimisht sinonim i mbrojtjes së interesave të komunitetit të biznesit në vendin tonë.