OEMVP në takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave- Nga ministria u shprehën optimist dhe të gatshëm për të mbështetur sipërmarrjen në zgjidhjen e pengesave
Delegacion i OEMVP-së në krye me z.Nebi Hoxha gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut. Në takim ishte i pranishëm dhe Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi.
Hoxha u shpreh që anëtarët e OEMVP-së gjithmonë shprehin gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, duke dhënë propozimet dhe idetë e tyre për tejkalimin e vështirësive që shfaqen gjatë të bërit biznes.
Fejzi percolli disa nga problematikat që shqetësojnë sipërmarrjet private që operojnë në rajon duke vendosur theksin në pengesat që hasin kompanitë nga Shqipëria dhe Kosova për të eksportuar në Maqedoninë e Veriut (kryesisht produktet me origjinë shtazore).
Nga ministria u shprehën optimist dhe të gatshëm për të mbështetur sipërmarrjen në zgjidhjen e pengesave.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson shumë përkrahjen e institucioneve shtetërore dhe gjithmonë është e përqëndruar në ndërtimin e partneritetit me institucionet shtetërore për të krijuar kushte më të mira për komunitetin e biznesit dhe për të siguruar zhvillim dhe rritje ekonomike në shtet.