Ndahen çmimet e Sipërmarrësit të vitit 2019

Me qëllim nxitjen e shpirtit sipërmarrës nëpërmjet promovimit të shembujve të suksesshëm, u ndanë çmimet prestigjioze “Sipërmarrësi i vitit 2019” për sipëmarrësit më të suksesshëm të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në vend.

Në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla çmimi i parë i takoi Daniella Nikollovskës, menaxhere e kompanisë Greemak Grup nga Shkupi, ndërsa çmimi i dytë Goran Cuculeskit, menaxher i kompanisë Krivogashtani promet nga Krivogashtani.

Çmimi i parë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro u nda për Riza Rexhepin, menaxher i kompanisë Teknika Riza Rexhepi nga Kërçova, ndërsa i dyti Georgi Damçeskit, menaxher i kompanisë Inprint 2015 nga Prilepi.

Paraselektimi për përzgjedhjen e “Sipërmarrësit të vitit 2019” është bërë në bazë të të dhënave nga Regjistri Qëndror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën nga viti 2016 deri më 2018 gjithësej 31 ndërmarrje mikro (të cilat kanë më pak se 10 të punësuar) dhe ndërmarrje të vogla (që kanë përreth 10 deri në 50 të punësuar) i përmbushën kriteriumet për zgjidhje dhe kanë realizuar rritje të vazhdueshme në numrin e të punësuarve, të ardhurat totale, fitimi dhe investimet. Sipërmarrësit më të mirë ishin të kontaktuar dhe të kyçur në procesin e përzgjedhjes nëpërmjet plotësimit të pyetësorit, vizitë në teren, analizë dhe vlerësim sipas kriteriumeve të përcaktuara më herët (përkushtimi në trajnime, marketing dhe strategjia e rritjes, investime në mjete dhe hulumtim, zhvillim dhe inovacione dhe të tjera.)

Çmimet në kornizën e manifestimit “Sipërmarrësi i vitit” këtë vit u ndanë për herë të 13-të, ndërsa sipërmarrësit të cilët fituan çmime fituan statueta, plaketa dhe paket shërbimesh nga organizatorët.

Organizatorë kryesorë të Sipërmarrësit të vitit 2019 janë Fondacioni Maqedonas për zhvillim të ndërmarjeve (MRFP), Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (SSK) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Bashkëorganizator është Qendra nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës. Mbështetës institucional është Ministria e Ekonomisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sponzor i ngjarjes është instituti i kursimeve Mundësi.