01.12.2021, Shkup
OEMVP nënshkruajti marrëveshje për bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Santo Domingos. Duke pasur parasysh aspiratat e kompanive anëtare të Odës, si dhe kapacitetet e tyre për zgjerim në nivel global, u vendosën kontakte më të ngushta ndërmjet strukturave të sipërmarrjeve të dy vendeve në fjalë që aspirojnë të përdorin forma të reja si dhe inovacione të ndryshme të ndërveprimit ekonomik si dhe bashkëpunim mes dy odave në fusha të ndryshme ekonomike.
OEMVP vazhdon të dëshmojë që gjithmonë është prijëse e vendosjes së bashkëpunimeve rajonale, si dhe ato globale.







