Bizneset e Zonës së Vizbegut të diskriminuar, reagojnë ndaj Komunës së Çuçer Sandevo-s
OEMVP e përshëndet angazhimin e institucioneve shtetërore për përmirësim të kushteve të të bërit biznes në vend, si dhe trajtimin e barabartë të kompanive vendore dhe investitorëve të huaj. Po ashtu, përcaktim strategjik i OEMVP është edhe Zbatimi i drejtë i ligjeve si parakusht për shtetin e së drejtës.
Sot, jemi në zonën e Vizbegut, një nga zonat me rentabile dhe likuide të Maqedonisë së Veriut, e cila gjeneron xhiro prej mbi 340 milion euro, me neto fitim prej mbi 22 milion euro, me numër të punëtorëve prej mbi 2600, dhe me një trend rritjeje mesatare prej të qarkullimit prej 7% në vit, dhe pjesëmarrje prej 3.4% në Bruto Prodhimin vendor në vitet e fundit. Këto të dhëna dëshmojnë qartë seriozitetin dhe rëndësinë e skajshme të kësaj zone industriale për ekonominë e vendit.
Arsyeja e mbledhjes sonë këtu është se kjo zonë, që një kohë ishte e lënë ne harrëse nga Qeveria, ndërsa tani po përballet me një problem tjetër të nivelit lokal – Komunën e Çuçer Sandevos. Për arsye të paqarta, qasja e Kryetarit z. Jovan Pejkovski si i pari i Komunës është demotivuese, jo e drejtë, diskriminuese dhe anti kushtetuese për investitorët vendor të cilët bëjnë çmos për të zhvilluar një biznes dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e vendit.
Duke qenë dëshmitarë të rrethanave ekonomike dhe nevojës së madhe për investime në ekonominë e vendit, bizneset nga zona e Vizbegut jo që ndihmohen por sot përballen me probleme të reja ku kjo komunë, në mënyrë joparimore, me veprimet e saja pengon këto procese zhvillimore.
Komuna në Çuçer Sandevo nuk ka kapacitete administrative të mërret me kërkesat e biznesit vendor, me çrast kemi zhagitje të proceseve administrative që i paraqesin kosto të madhe kohore por edhe financiare bizneseve. Në kohën kur bizneset kanë plane investuese dhe për zhvillim, ky kapacitet (i komunës) paraqitet si pengesë që duhet zgjidhur menjëherë. Në rrethana normale, administrata komunale duhet të jetë në shërbim të bizneseve të cilët paguajnë taksat komunale, ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe gjenerojnë vende të reja të punës e jo ajo të jetë pengesë e pa-kapërcyeshme.
Ajo çka është skandaloze, është fakti që Këshilli Komunal ka sjell Programë për rregullimin e tokës ndërtimore në Komunën e Çucer-Sandeveos për vitin 2019, dhe në bazë të nenit 4 të Rregullores për nivelin e rregullimit të tokës ndërtimore, e cila parasheh vlera shumëfish më të larta në krahasim me komunat tjera në Republiken e Maqedonisë së Veriut, ku baza për tatim të metër katrorit është vlerësuar me 700 euro, shumë kjo që nuk përkon me vlerën reale të së njejtës. Sipas programit në fjalë për subjektet afariste të kategorive B1, B2, B3 dhe B4 përllogarit çmimin për metër katror me 30 euro. Ndërsa për kategorinë G – të subjekteve të prodhimtarisë, distribuimin dhe shërbimeve G1, G2, G3 dhe G4, ato përllogariten me koeficient 0.05 për metër katror, gjegjësisht 35 euro metri katror. Me këto çmime, u pamundësohet investitorëve të realizojnë projektet e tyre në këtë Komunë sepse vlerësimi është jo-real dhe jashtë çdo norme ligjore.
Më këto çmime, kjo komunë ka tejkaluar çmimin e gjitha komunave, përfshirë këtu edhe komunën Qendër të Shkupit, apo edhe komunat tjera që kanë përafërsisht vlerën e njejtë të tokës ndërtimore, sipas kategorive. Ne nuk kërkojmë as më pak as më shumë, por duam trajtim të njejtë, të drejtë dhe ligjor nga ana e Komunës në fjalë.
Me këtë veprim të Këshillit komunal, bëhët diskriminim i qytetarëve në bazë të klasit të veprimtarisë. Është veprim jo i drejtë, dhe anti-kushtetues sepse vendon në pozita të favorshme një grup njerzish, ndërsa diskriminon tjerët, në këtë rast bizneset.
Ky veprim dhe kjo sjellje, vetëm se i demotivon të gjithë investitorët qofshin ata vendorë apo të huaj. Qasja jo profesionale na shtyn të dyshojmë për veprime tendencioze, deri në nivel të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të Kryetarit të Komunës.
Edhe në takimet që kanë realizuar bizneset nga zona e Vizbegut, qasja e tij ka qenë joprofesionale, jo parimore dhe jashtë çdo kodeksi profesional. Oferta për zgjidhjen e problemit që ofron kryetari i komunës është jashtë çdo norme normale që nuk përputhen me çmimin real të tokës.
Ne vlerësojmë se situata është alarmante, andaj apelojmë që: në afat sa më të shkurtër të unifikohen të dhënat sipas modelit të komunave që kanë ngjashmëri me Komunën e Çuçer Sandevos si janë (Çojli, Ilinden, Butel, Karposh), marrja e kompetencave nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, sektorit për urbanizëm të komunës për mungesë kapacitetesh, institucionet relevante të merren me rastin në fjalë në mënyrë që të identifikohen keqpërdorimet e pozitës zyrtare të mundshmë të rastit në fjalë.