Prezantim i hulumtimit “Vlerësimi vjetor i mjedisit të biznesit”

Klima e biznesit pothuajse e pandryshuar – më shumë paralajmërime, inspektoret ende insistojnë të gjejnë parregullësi

 

Sot, 16 dhjetor, 2019, në Shkup, Projekti i USAID për rregullativë më të mirë afariste mbajti prezantim të rezultateve të “Vlerësimit vjetor të mjedisit të biznesit”. Sipas anketës e cila këtë vit është me vëllim më të madh, kompanitë mendojnë që është rritur qasja deri tek informatat për ndryshimet në rregullativë dhe ato marrin rol proaktiv. Në anketë morrën pjesë 596 kompani, dominon qëndrimi që klima e biznesit është e pandryshuar, ashtu si vitin e kaluar. Vetëm 13% nga të anketuarit mendojnë që ka përmirësim, 38% mendojnë që klima e biznesit është më e keqe dhe 36% mendojnë që nuk ka përmirësim. Rezultate më të këqija kishte në vitin 2016, kur më shumë se gjysa e kompanive mendojnë që klima e biznesit është përkeqësuar.

 

„Bëhet fjalë për hulumtim më relevant vendor të mjedisit të biznesit e cila nëpërmjet Projektit partneritet për biznis rregullativë më të mirë afariste e kryejmë që 4 vite. Qëllimi është të shihen situatat me ligjvënien që e trajton sektori privat, cila fusha duhet të përmirësohen, të matet kënaqësia e kompanive nga ligjet të cilat ndikojnë direkt mbi punën e tyre dhe prioritetet për reforma për klime më të përshtatshme afariste. Rezultatet na japin kahje se si më mirë të prezantojmë kërkesat e komunitetit të biznesit në Komisionin e formuar për dialog publiko-privat me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet Platformës tonë. Rezultatet e anketës për vitin 2019 dhe ato të kaluarat tregojnë që ende duhet të punohet në përmirësimin e rregullativës për tatimet, mbikëqyrjen inspektuese, prokurimet publike, marrëdhëniet e punës dhe luftën me ekonominë gri”, theksoi Drilon Iseni, drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së dhe kryesues i Platformës për dialog publiko-privat.

 

Në të gjitha 4 vitet e anketës ekonomia gri është vendosur si një ndër problemet më të mdha të sektorit të biznesit, sëbashku me pasigurinë juridike. Këti vit, 40% nga kompanite e anketuara mendojnë që legjislacioni kundër ekonomisë gri është i pamjaftueshëm dhe 36% thuan që është në nivel të pakënaqshëm. 23% mendojnë që është në nivel të kënaqshëm që tregon një rritje minimale në krahasim me vitin e kaluar, kur kështu u përgjigjën 16% nga kompanitë e anketuara.

 

Sa i përket inspektimeve, kompanitë vazhdojnë të ankohen më shumë për këmbënguljen për të gjetur parregullsi, megjithëse ka pasur një përmirësim të konsiderueshëm në krahasim me vitin 2018 ashtu edhe për tre vjet më parë. Kompanitë gjithashtu kanë një problem me mungesën e informacionit, sjelljen joprofesionale të inspektorëve dhe gatishmërinë e pamjaftueshme, dhe korrupsioni është në rritje. Parimi i paralajmërimit para dënimit është rritur si në krahasim me vitin e kaluar ashtu edhe nga viti 2016 e tutje. Paralajmërim lëshua për më shumë se gjysmën e kompanive dhe ato paguan një gjobë financiare prej 27.6%, të paktën në 4 vitet e fundit.

 

Biznisregulativa.mk si një uebfaqe e specializuar për të informuar kompanitë në lidhje me ndryshimet ligjore filloi të funksionojë në qershor të vitit 2018. Ajo ka parë një kërcim të madh në disponueshmëri, kështu që mbi 75% të kompanive tashmë janë njohur me mjetet falas në dispozicion të tyre. Mbi gjysma e kompanive të anketuara u përgjigjën pozitivisht se ato janë të përfshirë në procesin e miratimit të legjislacionit, dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po rritet gjithashtu. Si kujtesë në sondazhin e vitit 2016, vetëm 28% e kompanive të anketuara ishin pjesë e procesit të miratimit të ndryshimeve legjislative në rregullativën e biznesit. Kompanitë janë gjithashtu të kënaqura me disponueshmërinë e informacionit për përputhshmërinë ligjore, në vitin 2016 vetëm 4% e tyre konsideruan se informacioni ishte plotësisht në dispozicion, dhe tani kjo është rritur në 18%. Ekziston gjithashtu një rënie tek kompanitë që konsiderojnë se informacionet janë plotësisht ose pjesërisht të padisponueshme

 

Sipas perceptimit të kompanive, madje 81% e tyre mendojnë se odat ekonomike  janë të përfshira në procesin legjislativ, që është një përmirësim domethënës në krahasim me vitin 2016 kur 45% e kompanive kanë ndarë këtë mendim. Ajo është një tregues i rritjes së aktivitetit të odave për mbrojtjen e interesave të sektorit të biznesit.

 

Sondazhi është realizuar midis 24 tetorit dhe 19 nëntorit 2019. Analiza, përfundimi dhe rekomandimet duhet t’u japin autoriteteve dhe organizatave që mbështesin subjektet e biznesit udhëzime për përmirësimin e rregullativës të lidhur me biznesin. Sondazhi i parë filloi me 177 kompani si bazë dhe në edicionin e katërt tani ka 596 kompani të anketuara që është një rritje prej 233% krahasuar me 2016-ën. Hulumtimi është realizuar nga Projekti i USAID për Partneritet për Biznes Rregullativë më të Mirë Afariste, me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Dhomën e Tregtisë së TIK – MASIT dhe Lidhjes së Odave të Tregtisë në Maqedoni dhe kompaninë konsulente EPI CENTAR nga Shkupi.