Memorandum bashkëpunimi me AUV të RM
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore më datë 26 Mars 2014 realizoi takim me Agjencionin për ushqim dhe veterinari të Republikës së Maqedonisë, dhe me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, në mes Agjencionit për ushqim dhe veterinari përfaqësuar nga Drejtori z. Dejan Runteski dhe kryetarit të OEMVP-së z. Menderes Kuçit.
Kryetari z. Menderes Kuçi, shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim, duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm për të dy palët në të ardhmen.
Me këtë memorandum do të bëhet ndërtimi i një sistemi efikas dhe më efektiv për ushqim të sigurtë dhe kualitativ. Me qëllim implementimin e rregullave të cilat kanë të bëjnë me ushqimin e sigurtë nga ana e komunitetit të biznesit, në funksion të prodhimit të produkteve kualitative dhe të sigurta, palët janë pajtuar qëllimin e këtij memorandumi ta realizojnë përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta përmes trajnimeve dhe edukimit të afaristëve, që njëherit janë edhe anëtarë të OEMVP-së.
Në fund të takimit u dhanë edhe deklarata për mediat.
Comments are closed.