Eksplorimi i tregjeve të reja: OEMVP organizon pjesëmarrjen e bizneseve anëtare në një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare të ndërtimtarisë – CF Istanbul”

Me datë 12 shkurt ka filluar panairi ndërkombëtar CF Istanbul, duke bashkuar mbi 200 kompani pjesëmarrëse nga 20 shtete të ndryshme, 10,000 vizitorë profesional dhe mbi 400 vizitorë me shtande. Kompanitë që marrin pjesë janë nga sektori i projektimit, materialeve ndërtimore, ndërtimit e deri në pajisjet për banjo dhe kuzhinë.

Përfaqësuesit e OEMVP nga kompanitë anëtare Trim Lum, Mi trans, Arh koncept, Ambrella dhe Gradis Koo, ishin pjesëmarrës në ditën e parë dhe të dytë të panairit, ku patën mundësinë të zhvillojnë takime B2B me kompani ndërkombëtare, të eksplorojnë mundësitë për zgjerimin e tyre në tregjet e huaja dhe të shkëmbejnë ide për bashkëpunime potenciale në të ardhmen.

Ndërkohë, kompanitë Be Fix, Balkan Group dhe Ju-Sm vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre ditëve në vijim, të cilët do përfitojnë nga mundësitë e rrjetëzimit me kompanitë e tjera pjesëmarrëse dhe promovimit të kompanive të tyre me të njëjtit.

Si pjesë e përkushtimit të saj për mbështetjen e kompanive anëtare duke i afruar më afër tregjeve ndërkombëtare, OEMVP ka mundësuar pjesëmarrjen e këtyre bizneseve nga Grupacioni i Ndërtimtarisë, Urbanizmit, Mjedisit dhe Energjetikës në këtë panair prestigjioz.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të ofrojë mbështetje për të gjitha kompanitë anëtare që janë të interesuara të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare dhe të zhvillojnë bashkëpunime me tregje të reja. Për më shumë informacione dhe për të qenë pjesë e këtyre iniciativave, mund të na kontaktoni në:

📩 info@oemvp.org

📞 075 422 886