Mbahet Kuvendi i IV-të zgjedhor i OEMVP-së

Sot në hapësirat e OEMVP-së u mbajt Kuvendi i IV-të zgjedhor. Pikat kryesore të këtij Kuvendi ishin edhe verifikimi i mandateve të Kuvendarëve të rinj të Odës, zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Kuvendit si dhe zgjedhja e Kryetarit dhe Organeve të reja të Odës.

OEMVP-ja tregon që çdoherë e merr rrugëtimin e saj sipas vizionit, misionit dhe strategjisë së saj. OEMVP gjithmonë do të ketë për qëllim të bëhet organizatë lidere në përfaqësimn e interesave të biznesit dhe krijimin e mjedisit të volitshëm për zhvillim, si dhe të organizon, avancon, mbron dhe promovon interesat e bizneseve brenda dhe jashtë vendit përkrah sfidave të konkurrencës globale, si dhe do të punon në krijimin e një strategjie të re, e cila do të jetë e volitshme për kompanitë gjatë veprimtarive të tyre, gjë e cila do të ndikojë në mirëqenien e përgjithshme ekonomike.

Si Kryetar i ri i OEMVP-së u zgjodh z. Nebi Hoxha, i cili u shpreh: “Jemi dëshmitarë se kompanitë në ekonomitë e vogla, janë skajshmërisht të eksponuara tek ndikimet e jashtme nga të cilat vijnë pengesa dhe vështirësi të cilat u pamundësojnë bizneseve të ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste. Përkrah avancimit në vitet e kaluara, nuk duhet ndalur hapat e veprimtarisë si Odë drejt rrugës të përbashkët të zhvillimit të bizneseve vendore”.