OEMVP pjesëmarrëse në Macedonia 2025 Summit

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha është pjesëmarrës në Samitin Macedonia 2025 dhe është panelist në temën: “Mundësitë e financimit për NVM”.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), pasi që ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme dhe thelbësore të ekonomisë së vendit tonë. Nëse po të njejtat duan të qëndrojnë konkurruese si në tregjet vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare, ato duhet vazhdimisht të përmirësohen, rriten, rritin numrin e të punësuarve, të zgjerojnë gamën e produkteve dhe shërbimeve, tregjet dhe në këtë mënyrë të gjenerojnë fitime më të mëdha. Për ta arritur këtë, të gjithë aktorët përkatës duhet të prezantojnë masa mbështetëse të NVM-ve në mënyrë që ndërmarrjet të arrijnë potencialin e tyre në sektorin ku ato veprojnë.

OEMVP edhe në strategjinë e saj parasheh qasjen e përmirësuar në financa, promovimin e sipërmarrësisë, të risive, të konkurrueshmërisë, të përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe i rajonalizimit të bizneseve.