Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP mirëpret në vizitë udhëheqësinë e HALKBANK Shkup

OEMVP mirëpret në vizitë udhëheqësinë e HALKBANK Shkup

OEMVP mirëpret në vizitë udhëheqësinë e HALKBANK Shkup

15.12.2025, Shkup – Në hapësirat e OEMVP, U.D. Kryetari z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Zeqiri, pritën në takim përfaqësuesit e HALKBANK, Drejtorin e Përgjithshëm z. Fatih Shahpaz, z. Muhammed Haxhipazi, Drejtor Ekzekutiv, si dhe z. Can Memed, Drejtor i shitjes.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e partneritetit publiko-privat, si dhe mbi planet për vitin 2026 dhe format konkrete të bashkëpunimit ndërmjet OEMVP-së dhe HALKBANK. Përfaqësuesit e HALKBANK shprehën gatishmërinë për të mbështetur bizneset, përfshirë edhe ndërlidhjen me biznese turke dhe me Odat Ekonomike të Turqisë, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi dhe investimi.

U.D. Kryetari i OEMVP, z. Nuhi Aliu, theksoi se Oda do të jetë gjithmonë një partner i sinqertë dhe i sigurt për komunitetin e biznesit, duke riafirmuar përkushtimin e institucionit për forcimin e bashkëpunimeve strategjike dhe zhvillimin ekonomik.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët vlerësuan lart dialogun e hapur dhe bashkëpunues, duke shprehur gatishmërinë për forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit në periudhën në vijim.