Apel për ndihmë për në Republikën e Shqipërisë

Të nderuar përfaqësues të biznesit,

Lidhur me situatën e krijuar në Republikën e Shqipërisë,  OEMVP organizoi takim urgjent me një grup të bizneseve-kompani anëtare, me qëllim që të solidarizohemi me dhimbjen që janë duke përjetuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe u morr vendimi që në këto çaste të vështira të ndihmohen familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Duke e ditur gadishmërinë e bizneseve për solidaritet, siç është dëshmuar edhe vitet e kaluara, OEMVP bën apel deri tek të gjithë përfaqësuesit e bizneseve në vendin tonë, që të ofrojnë ndihmën për familjarët e viktimave si dhe personave të lënduar.

Ndihma mund të realizohet në dy forma, edhe atë:

  1. Mund të dononi mjete financiare në xhirollogarinë e Fondacionit Albiz: 270066838600182, IBAN MK07270722000029853 SWIFT CODE – EXPCMK22, me qëllim pagese: Donacion për viktimat nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.
  2. Mund të dononi gjëra tjera materiale.

Të gjitha gjërat materiale domosdosmërisht të kenë të bashkangjitur faturë/fletëdërgesë saktë se çfarë gjëra dërgohen.

Ju lutemi nuk rekomandohet të dërgohet ujë, pasi që do të zihet kapacitet për ndonjë produkt tjetër të nevojshëm.

Për dërgimin e gjërave materiale, janë vendosur tre pika grumbulluese: një në Shkup – tek kompania Tempo Profili 99 në Vizbeg, në Tetovë – tek magazinet e kompanisë Moding dhe Dauti Komerc, në Strugë – tek hapësirat e kompanisë Dauti Komerc.

Bashkëngjitur gjeni listën e artikujve të cilat janë të nevojshme të dërgohen për të ndihmuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Për informata më të hollësishme kontaktoni Fondacionin Albiz. Numri për kontakt:  +389 2 2057 632.

Për informatë, dërgesa e parë planifikohet të bëhet nesër deri në ora 13:00.