Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Matching Milano 2012: Takim me CDO – Tirana në Tetovë

Matching Milano 2012: Takim me CDO – Tirana në Tetovë

    CDO është një organizatë e cila organizon panairin më të madh në Milano, Itali (Fiera di Rho – Pero) – Matching Milano 2012, i cili do të zhvillohet nga data 26 deri 28 Nëntor 2012 në Milano.

  Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohet edhe një puntori me temë: “Area Sud Balcani” e cila do të mbahet më datë 26 Nëntor 2012 në orën 14:00-15:00. Gjatë kësaj puntorie është rezevuar edhe një hapësirë në të cilën drejtori ekzekutiv i OEMVP-së do të bëjë prezantimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

  Në takimin e që u mbajt, u diskutua mundësia e pjesëmarrjes së bizneseve shqiptare nga Maqedonia, si dhe kapacitetet e tyre për bërjen e biznesit jashtë vendit.

  Për më tepër informata mund të vizitoni edhe web faqen zyrtare të CDO – http://www.cdobari.it


2