Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjatë ditës së martë 06.11.2012, qëndroi delegacion i lartë nga Republika e Turqisë, në të cilin merrnin pjesë, deputeti Mehmet Yilmazcan, rektori i Universitetit të Cankayas, Prof. dr. Ziya B. Guvenc, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Zonës ekonomike Ostim në Ankara dhe Ahmet Sener, përfaqësues i 150 kompanive prodhuese të cilat eksportojnë prodhimet e tyre në 52 shtete.
Mysafirët nga Turqia u pritën nga drejtuesit e USHT-së, Rektori, Prof. dr. Vullnet Ameti; Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. dr. Arbër Çeliku; përgjegjesi për bashkëpunim ndërkombëtar Mr.ass. Hatibe Deari.
Delegacioni turk, shoqërohej nga drejtuesit e Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të kryesuar nga kryetari i saj, z.Menderes Kuçi, Drejtori ekzekutiv z.Fatmir Bytyqi dhe pergjegjesi për bashkëpunim ndërkombëtar z.Arlind Zeqiri.
Takimi u realizua me ndërmjetësimin e drejtuesve të OEMVP-së dhe pas interesimit të treguar nga ana e delegacionit nga Turqia, si pasojë e famës pozitive që për USHT-në tani më është krijuar atje, me qëllim që të shihen mundësitë për bashkëpunim eventual. Në këtë kuadër rektori i Universitetit të Cankayas, Prof. dr. Ziya B. Guvenc, theksoi interesimin e universitetit që ai drejtor për të pasur një bashkëpunim sa më të madh me USHT-në, duke kërkuar me këtë rast modalitete të ndryshme për një gjë të tillë.
Edhe Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, nga ana e tij, pasi njohu mysafirët me punën dhe aktivitetet e USHT-së, shprehu gatishmëri për bashkëpunim sa më të madh me Universitetin e Cankayas, duke potencuar me këtë rast bashkëpunimin tani më të vendosur dhe që realizohet me disa universitete nga Republika e Turqisë. Rektori Ameti, mysafirët nga Republika e Turqisë, po ashtu i njoftoi edhe aktivitetet zhvillimore në aspektin akademik, por edhe atë infrastrukturor që kryhen në USHT, duke potencuar me këtë rast edhe vështirësitë financiare që ndikojnë në zhvillimin edhe më të madh të universitetit tonë.
Z. Menderes Kuçi kryetar i OEMVP-së tha që projektet që kanë për synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve me karakter akadamik janë mundësi e mirë që ky takim do të jep frytet e veta në të ardhmen e afërt.
Mysafirët nga Turqia, paralajmëruan se pas kthimit të tyre në Turqi, do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të lidhur një bashkëpunim sa më të madh dhe efektiv me USHT-në, ndërsa paralajmëruan se gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm, një delegacion më i zgjeruar i përbërë nga afaristë dhe profesorë universitarë do ta vizitojnë përsëri USHT-në, për ta konkretizuar në vepër bashkëpunimin në mes dy universiteteve si dhe afaristëve turq.


