Seminar: “Ligji për siguri dhe shëndet në punë”

   Me qëllim të rritjes së kapaciteve dhe njohurive për siguri dhe shëndet gjatë punës të ndërmarrjeve,  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në bashkëpunim me Shoqatën maqedonase për mbrojtje gjatë punës (MZZPR) dhe Inspektoratit shtetëror të punës (DIT), filluan një seri trajnimesh për anëtarët e OEMVP-së. Trajnimi i parë u mbajt më datë 22 Tetor 2012 në Shkup, dhe i dyti u mbajt në Tetovë më datë 09 Nëntor 2012.

            Qëllimi i trajnimit ishte informimi për siguri dhe shëndet gjatë punës, për udhëheqësit dhe persona të tjerë të prekur nga aplikimi i rregullave për siguri dhe shëndet gjatë punës, me kërkesat themelore minimale ligjore nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët kanë të bëjnë me degën e tyre industriale dhe të cilët duhet të aplikohen në vendet e punës, si dhe njohja e Sistemit ndërkombëtar për drejtimin e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës OHSAS 18001.

            Trajnues në këtë seminar ishin ligjërues nga Inspektorati Shtetëror i punës, ekspert nga institucionet shtetërore të Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga Shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës. Pjesëmarrësve në trajnim u prezantua Ligji për siguri dhe shëndet në punë nga viti 2007, me theks të veçantë mbi të drejtat dhe obligimet e punëdhënësve dhe punëtorve. Trajnimi u mbajt në gjuhën shqipe.

            Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim morrën materiale me rregullat e aplikueshme dhe të gjitha dokumentet tjera të rëndësishmë nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë në Maqedoni, broshurë për OHSAS 18001, prezentimin për OHSAS 18001, dhe në fund të trajnimit do të marrin çertifikat si vërtetim për pjesëmarrje në këtë seminar. 


Comments are closed.