Zyra ekzekutive e OEMVP-së kryen me sukses trajnimin Krijimi i kulturës për kujdes ndaj klientëve
Zyra ekzekutive e OEMVP-së kryen me sukses trajnimin Krijimi i kulturës për kujdes ndaj klientëve, i realizuar në katër pjesë. Trajnues i kësaj teme ishte z.Niko Berberu, ekspert në sektorin e shitjes me eksperiencë shumëvjeçare.
Trajnime të tilla i mundësojnë stafit të fitojnë aftësi të reja dhe përmes aplikimit të tyre proaktiv në punën e tyre të përditshme të arrijnë rezultate të larta dhe të shërbejnë klientët në nivel sa më të lartë.
Mbështetja e bizneseve lokale është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë dhe momentalisht për përballjen me pasojat ekonomike të pandemisë, për të ofruar shërbime sa më të mira në mënyrë të vazhdueshme duhet të kontribuohet te stafi.
OEMVP vlerëson lartë burimet njerëzore, duke qenë se ato janë shtylla e zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe më gjerë.