K O N K U R S
për shfrytëzues potencial të shërbimeve konsultative të ko-financuara nga sfera e punëve profesionale për siguri në punë, në përputhje me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë
Projekti i financuar nga USAID – “Partneritet për rregullativë më të mire afariste” i cili implementohet prej EPI CENTAR Internacional me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT dhe Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, zhvillon një procedure për zgjedhje të përdoruesve potencial të shërbimeve të kofinansimit të konsultantëve – vauçerëve në pjesën e aktiviteteve profesionale për siguri gjatë punës, në pajtim me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë dhe Rregullores për lartësinë e shpenzimeve për kryerjen e çështjeve të sigurisë.
Vlera maksimale e vauçerit, në të cilën kontributi i ndërmarrjeve nuk është i përfshirë, nuk mund të kalojë 1,000 USD kundërvlerë denar, për një ndërmarrje.
Kontributi që duhet të sigurohet nga kandidatët e interesuar përcaktohet si vijon:
- Ndërmarrjet e rreja (jo më të vjetra se 3.5 vjet) të cilët janë anëtarë të partnerëve implementues ofrojnë një kontribut prej 10% të vlerës totale të shërbimit të konsulencës (pjesa e mbetur prej 90% të vlerës së shërbimit të konsulencës bashkëfinancuese mbulohet nga vauçer i Projektit).
- Ndërmarrjet e reja (jo më të vjetra se 3.5 vjet) të cilët nuk janë anëtarë të partnerëve zbatues do të sigurojnë një kontribut prej 20% të vlerës së përgjithshme të shërbimit të këshillimit (pjesa e mbetur prej 80% të vlerës së shërbimit të konsulencës bashkëfinancuese mbulohet nga buxheti i Projektit ).
(3) Ndërmarrjet tjera anëtare të partnerëve implementues, sigurojnë kontribut në vlerë prej 40% nga vlera e përgjithshme e shërbimit konsultativ (pjesa e mbetur prej 60% të vlerës së shërbimit konsultativ të ko-financuar mbulohet me vauçer të Projektit)
(4) Ndërmarrjet e tjera që nuk janë anëtare të partnerëve implementues, sigurojnë kontribut në vlerë prej 50% nga vlera e përgjithshme e shërbimit konsultativ (pjesa e mbetur prej 50% të vlerës së shërbimit konsultativ të ko-financuar mbulohet me vauçer të Projektit).
Kandidatët e interesuar duhet të jenë persona juridik me veprimtari prioritare të regjistruar në këto sektorë: 1)Tekstil; ose 2)Ndërtimtari.
Në thirrjen publike kanë të drejtë të paraqiten të gjithë personat juridik me veprimtari prioritare të regjistruar nga sektori i tekstilit dhe ndërtimtarisë, të cilët i plotësojnë kushtet e shënuara:
- Fletëparaqitje e plotësuar (e cila do t’i dorëzohet në mënyrë plotësuese vetëm personit juridik i cili do të shfaq interes për pjesëmarrje). Vetëm ata persona juridik me fletëparaqitje të plotësuar në mënyrë të rregullt do të merren parasysh.
- Çek lista të plotësuara (të cilat do t’i dorëzohen në mënyrë plotësuese vetëm personit juridik i cili do të shfaq interes për pjesëmarrje). Çek listat për kontroll të pajtueshmërisë së punës së personit juridik patjetër i plotëson personi juridik nga fusha përkatëse në përputhje me veprimtarinë e regjistruar të ndërmarrjes. Të njejtat janë anonime dhe nuk ndikojnë në rangimin e kandidatëve të paraqitur.
- Personi juridik të jetë i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, me atë që dorëzohet Çertifikatë nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendror i R. së Maqedonisë jo më e vjetër se 1 muaj.
- Personi juridik të ketë kapital vendor dhe të përzier, prej ku dorëzohet çertifikatë nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendror i R. së Maqedonisë jo më e vjetër se 1 muaj.
- Personi juridik të jetë ndërmarrje mikro, e vogël apo e mesme me veprimtari prioritare në sektorin e ndërtimit apo tekstil. Dorëzohet certifikatë nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendror i R. së Maqedonisë jo më e vjetër se 1 muaj.
- Personi juridik të mos jetë në procedurë falimentimi apo likuidimi gjatë dorëzimit të fletëparaqitjes. Vërtetohet me dorëzim të vërtetimeve për procedurë falimentuese dhe likuiduese, që i lëshon Regjistri qendror i R. së Maqedonisë.
- Personi juridik dorëzon listë të punëtorëve, që e lëshon Agjencioni për punësim i R. së Maqedonisë.
- Personi juridik nuk duket të jetë evidentuar si pjesëmarrës në procesin e trajnimeve për ekspertë potencial – dhënës të shërbimeve konsultative të ko-financuara, organizuar si pjesë e Projektit.
Përmbushja e kushteve vërtetohet nga personi juridik duke paraqitur një ekstrakt nga gjendja aktuale nga Regjistri Qendror. Përdoruesit potencial gjithashtu duhet të paraqesin një deklaratë model nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale për të provuar përmbushjen e kushteve të kërkuara. Vetëm personat juridik të përzgjedhur do të kenë detyrimin t’i paraqesin këto dokumente në origjinal.
Fondet e parapara për këtë prokurim sigurohen përmes Projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” financuar nga USAID. Buxheti i prokurimit i kësaj marrëveshjeje është i fiksuar. Numri i vauçerave të miratuara varet nga buxheti i miratuar apo i parashikuar për këtë prokurim.
Afati për ekzekutimin e angazhimit është prej muajit prill 2018 deri në shtator 2018.
Ne ftojmë të gjithë personat juridik të interesuar të aplikojnë duke dërguar një kërkesë për interes me emrin e personit juridik, selinë e personit juridik, Numri i vetëm amë i personit juridik dhe personi i autorizuar për përfaqësim dhe Deklarata e statusit aktual nga Regjistri Qendror jo më e vjetër se 1 muaj.
Aplikimi duhet të dorëzohet ekskluzivisht me postë elektronike jo më vonë se data 23.03.2018 në ora 16:00 (ora lokale) në adresën e mëposhtme: asutoglu@epicentar.mk .Të gjitha pyetjet në lidhje me këtë procedurë duhet të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike në të njëjtën e-mail adresë.
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët do të paraqesin kërkesën për interesim Deklarata e statusit aktual nga Regjistri Qendror jo më i vjetër se 1 muaj do të pajisen me dokumentet e mëposhtme:
- Fletëaplikim,
- Çеk lista,
- Deklaratë për përmbushjen e kushteve të dhëna nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale,
- Deklarata për dënimet e shqiptuara të noterizuara,
- Lista e ekspertëve të çertifikuar – personave juridikë nga të cilët përfituesit potencialë zgjedhin se cilët do të jenë kontraktues të shërbimeve të bashkëfinancuara – vauqerët,
- Rregullorja për shumën e shpenzimeve për kryerjen e veprimtarive profesionale.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve të plota është 30.03.2018 deri në ora 16:00 (ora lokale). Aplikimet që mbërrijnë pas afatit të caktuar do të konsiderohen të vonuara dhe nuk do të merren parasysh në procedurën e mëtejshme.
Aplikimet dorëzohen në adresën e mëposhtme: Shoqata për Shërbime dhe Tregti EPI CENTAR International DOOEL Shkup, rr. Nikola Trimpare 22-2-1, Shkup.






