OEMVP dhe ambasadori i Tajvanit diskutuan mundësitë për investim në Maqedoni

19 Mars 2018 –  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvilloi takim me ambasadorin e Tajvanit me përfaqësi në Itali z. Javier Ching-shan HOU. 

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për investim në R. Maqedonisë.

Pika kryesore që u diskutua gjatë këtij takimi ishte klima pozitive e krijuar nga ana e Qeverisë të Maqedonisë për pranimin e investitorëve të huaj.

Sektorët në të cilat ata treguan interesim ishin sektori i IT-së, makinerisë si dhe industria e transportit ku dhe kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha e ceku se mundsitë për investim në këto sektore janë shum të mëdha.

Ambasadori u shpreh që Maqedoninë e shohin si një shtet me të cilin mund të kenë një bashkpunim të mirfilltë.

Si përfundim të takimit ambasadori e vlersoi se në të ardhmen ekziston mundësi e madhe bashkpunimi dhe  mundësi për investim në sektore të ndryshme në Maqedoni.