Ideja kryesore është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe zhvillimi i demokracisë multikultural.
Projekti do të implementohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore në partneritet me Asociacioni për Inicijativa Demokratike – ADI dhe Asociacioni Multietnik “Florence Nightingale”.
Në projekt përfshihen rajonet e këtyre komunave: Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Strugës, Jegunovcës, Bërvenicës, Vrapçishtës dhe Mavrovës dhe Rostushës.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është vlerësimi i progresit të implementimit të strategjisë dhe politikave specifike në lidhje me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhëniet ndëretnike; Përpilimi dhe adaptimi i strategjive për dialog ndëretnik; Përkrahja e implementimit të veprimeve vendore të shoqatave civile me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Rezultatet e pritura nga implementimi i këtij projekti janë:
- Vlerësimi i situatës të integrimit të bashkësive etnike dhe marrëdhënieve ndëretnike në nivel vendor;
- Përgaditja dhe adoptimi i strategjive për dialog multikulturor dhe kornizës për planifikim multikulturor;
- Veprime vendore të zbatuara me qëllim për të nxitur respektin dhe mirëkuptimin ndër-kulturor.
Grupet qëllimore të projektit janë: shoqëritë civile, Këshillat Komunal dhe Komisionet për Marrëdhënie Ndëretnike, sektori i biznesit, qendrat për edukim, mediat, udhëheqësit fetarë dhe aktorë të tjerë kyç nga rajoni i Tetovës, Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Strugës, Jegunovcës, Brvenicës, Vrapçishtës dhe Mavrovo dhe Rostushës.
Aktivitet që janë të planifikuara të ndërmirren me projektin “Diversiteti është trend – promovim i multikulturalizmit vendor” janë :
- Formimi i ekipit për hulumtim;
- Adaptim i metodologjisë për vlerësim;
- Përgatitja e draft raporteve mbi progresin e implementimit të strategjive dhe politikat lokale në lidhje me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhëniet e bashkësive ndër-etnike;
- Organizimi i debatave publike me më së paku 225 pjesëmarrës;
- Publikimi i Raportit nga analiza e bërë, në gjuhën maqedone dhe shqipe, si dhe rezyme në gjuhën turke, rome dhe angleze;
- Themelimi i grupeve vendore me nga 5 deri më 7 anëtarë;
- Organizimi i takimeve me grupet vendore;
- Përgaditja e dokumentit me diskutimet nga takimet me grupet vendore;
- Organizimi i trajnimeve me më së paku 60 pjesëmarrës për përpilimin e dokumenteve vendore për kuptim të dialogut multikulturor;
- Organizimi i punëtorive për përpilimin e dokumenteve vendore për kuptim të dialogut multikulturor;
- Përgaditja i tre draft verzioneve të strategjive lokale dhe plani i veprimit për kuptimin e dialogut ndëretnik;
- Zbatim i konsultimeve me palët e interesuara në përpilimin e Kornizës për Planifikim Multikulturor;
- Publikimi i broshurës Korniza për Planifikim Multikulturor në gjuhën maqedone, shqipe, turke dhe rome;
- Promovimi i Kornizës për Planifikim Multikulturor;
- Thirrje publike për sub-grante për shoqërite civile/vendore;
- Selektimi i propozimeve për projekte;
- Implementim i disa veprimeve vendore me qëllim rritjen e respektit ndër-etnik dhe mirëkuptimit interkulturor në partneritet me Komisionet për Marrëdhënie Ndëretnike;
- Organizimi i trajnimeve për sub – grante për avokimin dhe rrjetëzimin;
- Fushata për ngritjen e vetëdijes publike.
Kohëzgjatja e projektit është 30 muaj.


