OEMVP viziton kompleksin Skopje East Gate

Disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues të OEMVP-së, në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha sot vizituan kompleksin Skopje East Gate. Ky është një investim prej rreth 350 milionë eurosh i cili do të hap mbi 2.000 vende të reja pune.

Koncepti i Skopje East Gate është i pari në rajon dhe njëkohësisht paraqitet si mundësi e mirë biznesi e cila do të forcojë tregtinë dhe do të bëjë bashkë rajonin dhe më gjerë.

OEMVP përgëzon investimet të cilat bëjnë kompanitë anëtare duke ndihmuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik në vend.