Klubi i prodhuesve industrial dhe vështirësitë nga pandemia

Në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ekzistojnë dhe operojnë 10 gruapcione të ndryshme të cilët  ne vete përmbajnë një zinxhir të gjerë të kompanive anëtare, qëllimi i së cilave është krijimi i politikave dhe i një klime të volitshme për të bërë biznes duke konsideruar gjithmonë interesat dhe nevojat e tyre.

Për të realizuar qëllimin e funksionimit të OEMVP-së, që është përkrahja e sektorit të biznesit, sot u realizua takim me Klubin e prodhuesve industrial të OEMVP-së për të diskutuar rreth dëmeve si rezultat nga pandemia COVID19, vështirësive që tash i hasin prodhuesit si  dhe  sa të njëjtit përdorin  masat ekonomike të Qeverisë .

Kjo fazë e pandemisë ka sjellë vështirësi të ndryshme për gjithë sektorët, mirëpo me bashkëpunim të ndërsjellët  dhe adresim të problematikave në organet relevante gjendja gradualisht do të kthehet në normalitet .

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale si dhe synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.