OEMVP-Zgjedhjet duhet të rezultojnë me qeveri stabile

OEMVP gjithmonë ka qenë kundër zgjedhjeve të shpeshta të cilat kanë efekt negativ në aktivitetet ekonomike. Por, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID19, dhe si pasojë e asaj tri muaj jemi në krizë socio-ekonomike, vlerësojmë se vendi ka nevojë për strukturë të kompletuar institucionale që të përballet me këtë krizë. Prioritet  jonë gjithmonë ka qenë interesi i përgjithshëm, në këtë rast shëndeti i qytetarëve. Për atë apelojmë zgjedhjet të organizohen në mënyrën më të sigurt të mundëshme, por gjithashtu dhe ekonomia është e një rëndësie shumë të madhe, në këtë fazë vlerësojmë se zgjedhjet duhet të rezultojnë me qeveri e cila do të ketë strukturë stabile me qëllim që të përballet me situatën në të cilën ndodhemi-thekson drejtori ekzektuiv i Odës, Drilon Iseni.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://mia.mk/biznisot-go-pozdravuva-postignatiot-dogovor-za-izborite-ochekuva-stabilna-vlada-i-funkcionalen-parlament/