Çka i frenon projektet e mëdha infrastrukturore korona ose mos azhurimi?

“Në pjesën e projekteve infrastukturore, përqendrimi ishte më shumë te Korridori 10 sesa te Korridori Pan-Evropian 8, i cili modernizoi lidhjen infrastrukturore me vendet që kemi një deficit të madh tregtar, duke lënë pas dore projektet infrastrukturore që na japin qasje në Detin Adriatik dhe vendet që kemi një bilanc pozitiv tregtar.

Ekonomia jonë nuk ka përdorur potencialin që vjen nga vendet fqinje, pikërisht për shkak të kësaj qasjeje. Jo vetëm në pjesën drejt Bullgarisë, por edhe drejt Kosovës me të cilën shkëmbimi tregtar është në favorin tonë. Por ne nuk jemi akoma të lidhur me autostradën sepse ai projekt është lënë pas dore për shumë vite.

Nga ana tjetër, Kosova ka një autostradë super moderne deri në vendkalimin kufitar Bllacë. Për shkak të situatës me Kovid-19, me ribalancin e ri kemi një ulje të shpenzimeve kapitale për rreth 70 milion euro, që do të jetë edhe më e vështirë për të realizuar investime kapitale dhe potencialisht do të ketë vonesë për të njejtat “deklaruan për Dojçe vele nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Më tepër në linkun e mëposhtëm:

https://www.dw.com/mk/%D1%88%D1%82%D0%BE-%D0%B3%D0%B8-%D0%BA%D0%BE%D1%87%D0%B8-%D0%B3%D0%BE%D0%BB%D0%B5%D0%BC%D0%B8%D1%82%D0%B5-%D0%B8%D0%BD%D1%84%D1%80%D0%B0%D1%81%D1%82%D1%80%D1%83%D0%BA%D1%82%D1%83%D1%80%D0%BD%D0%B8-%D0%BF%D1%80%D0%BE%D0%B5%D0%BA%D1%82%D0%B8-%D0%BA%D0%BE%D1%80%D0%BE%D0%BD%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%B8%D0%BB%D0%B8-%D0%BD%D0%B5%D0%B0%D0%B6%D1%83%D1%80%D0%BD%D0%BE%D1%81%D1%82%D0%B0/a-53704623