Në kuadër të projektit tre-vjeçar, Gratë Sipërmarrëse : motori i krijimit të vendeve të punës në Evropën Juglindore “, të udhëhequr nga GTF( Gender Task Force ), dhe të financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim SIDA , për të promovuar praktikat më të mira të grave sipërmarrëse në përputhshmëri me ligjet evropiane për ndërmarrje të vogla dhe krijimi i organizatave nacionale dhe ndërkombëtare dhe shoqatave të grave sipërmarrëse.
Me datë 04 prill 2014 në Dubrovnik u organizua një eveniment me rëndësi të madhe për balancimin e strukturave gjinore në biznes si një nga mënyrat kryesore për të zgjidhur problemet sociale dhe ekonomike në nivel kombëtar dhe rajonal.
Pra bëhet fjalë për panairin e parë të grave sipërmarrëse në Evropën Juglindore të organizuar nga GTF – Gender Task Force , pjesë e Asamblesë Botërore të Shoqatës Ndërkombëtare të Grave të Biznesit – FCEM, në bashkëpunim me komunën Dubrovnik – Neretvës dhe shoqatës së grave të biznesit.
Në panairi marrën pjesë më shumë se 200 pjesëmarrëse, duke përfshirë gra sipërmarrëse, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe dhomave të tregtisë, gra nga 9 vendet e përfshira në këtë projekt (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Serbia, Turqia dhe Bullgaria).
Panairi u hap nga zyrtarë shtetërorë nga vendet në rajon si zëvendës ministri i i Sipërmarrsisë së Kroacisë Drazhen Pross, Brunilda Paskali– zëvendës ministre për zhvillim ekonomik, tregtar dhe ndërmarrësisë së Shqipërisë dhe Mary Ann Chipetikj Rukavina-Drejtore rajonale e Qendrës për Barazi Gjinore.


