OEMVP pjesëmarrëse në Konferencën “ Sinergjia e partnerëve për sigurim të shkollimit dhe trajnimit profesional të orientuar drejt nevojave të tregut”.
Shkup, 08.07.2021
Sot drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni, ishte panelist në Konferencën me temë “ Sinergjia e partnerëve për sigurim të shkollimit dhe trajnimit profesional të orientuar drejt nevojave të tregut”.
Në këtë panel u diskutua mbi çështje të rëndësishme për sa i përket fuqisë punëtore dhe kualifikimit të tyre si dhe arsimit dual dhe profesional.
Iseni gjatë fjalës së tij, potencoi se duhet së pari të kemi një pasqyrë reale të kuadrove ekzistues dhe atyre potencial. Kjo mund të definohet përmes realizimit të regjistrimit të popullsisë, por një ashtu duke e rikualifikuar kuadrin ekzistues, që do të rezultonte me ruajtje të kuadrove në vendin tonë.
Ai shtoi se fuqia punëtore e vendit tonë po plotëson zbrazëtirat në Gjermani dhe Zvicër dhe paralelisht me këtë kemi një normë negative të natalitetit që nenkupton se ekonomia jonë po plaket shpejtë.
Prandaj OEMVP në strategjinë e saj ka të determinuar si përcaktim strategjik resurset njerëzore si shtyllë për zhvillim ekonomik, në bazë të cilës ajo krijon dhe përshtat shumë aktivitete të saja në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira të punës për fuqinë punëtore, duke e ritur cilësinë e tyre, konkurrueshmërinë si dhe rritjen e standardit jetësor.