OEMVP merr pjesë në festivalin Ndërkombëtar për biznes në Liverpool

Liverpool_247842857

Një delegacion i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Arben Halili morri pjesë në  Festivalin Ndërkombëtar Ekonomik, i cili organizohet në Liverpool, Angli. Qëllimi i këtij festivali ishte që të promovoheshin mundësitë e ndryshme për investime në Angli, e me theks të veçantë në Liverpool.  Gjatë qëndrimit në Liverpool, përfaqësuesit e Odës  ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore  realizuan takime të ndryshme me përfaqësues të institucioneve relevante të Anglisë, përfshirë edhe Odën ekonomike të Liverpoolit, me të cilën në bazë të një memorandumi për bashkëpunim të nënshkruar më parë, u dakorduan që në të ardhmen të punohet në realizimin e projekteve konkrete me interes të përbashkët për të dyja odat ekonomike.

Vlen të theksohet se ky takim u shfrytëzua edhe për identifikimin e shërbimeve të ndryshme të cilat Oda Ekonomike e Liverpoolit i siguron për anëtarët e saj, që të njëjtat të mund të aplikohen edhe tek ne, në bazë të nevojave të anëtarësisë sonë. Poashtu, përfaqësuesit e OEMVP-së realizuan takime të ndryshme me organizatorët e festivalit, përfaqësues të Odave ekonomike  Britanike (British Chambers of Comerce) si edhe me përfaqësues të institucioneve akademike dhe instituteve që merren me politikat ekonomike rajonale dhe globale.

Në këtë festival ekonomik në Liverpool poashtu morri pjesë edhe Kryeministri Gruevski dhe zv. Kryeministri dhe ministri i financave z. Zoran Stavrevski, të cilët në cilësinë e partnerit strategjik të këtij forumi, prezantuan mundësitë e ndryshme për investime në Maqedoni.

E rëndësishme është të theksohet se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është e vetmja odë ekonomike nga Maqedonia e cila morri pjesë në Festivalin Ndërkombtarë Ekonomik Liverpool 2014.

 

Comments are closed.