OEMVP, tani edhe partner regjional i Forumit Botëror Ekonomik

Zyra ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, pas një periudhë disa mujore të negociimit me përfaqësuesit e lartë të Forumit Ekonomik Botëror, arrinë marrëveshje të rëndësishme të inkuadrimit të Republikës së Kosovës në raportin “Indeksi Global i Konkurrueshmërisë”.
Pas një partneriteti të sukseshëm katër vjeçar me Forumin Ekonomik Botëror, OEMVP-së i besohet edhe përfshirja e Republikës së Kosovës në këtë raport shumë të rëndësishëm ekonomik për klimën e biznesit të vendeve të përfshira, raport i cili do të realizohet nëpërmjet partnerit strategjik të OEMVP-së, Oda e Afarizmit të Kosovës.
Raporti i Indeksit Global të Konkurrueshmërisë, bën vlerësimin e aftësive të shteteve për të siguruar nivele të kënaqshme prosperiteti për bizneset dhe qytatërt e tyre, në raport me nevojat reale të atyre vendeve. Kjo bëhet nëpërmjet matjes së efikasitetit të shfrytëzimit të burimeve të disponueshme të atij vendi, si dhe nëpërmjet matjes së efikasitetit të institucioneve, politikave dhe faktorët të cilët luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e qëndrueshmërisë dhe prosperitetit ekonomik në atë vend.
Deri tani pjesë e këtij janë 141 shtete, por me inkuadrimin e Republikës së Kosovës, tani do të ketë një vend me tepër në këtë raport të rëndësishëm ekonomik global.