OEMVP nënshkruan memorandum mirëkuptimi, rritja e tregtisë me Ukrainën

Sot u nënshkrua Memorandum i mirëkuptimit mes OEMVP-së dhe Këshillit të eksportuesve dhe investitorëve në kuadër të Ministrisë për punë të jashtme të Ukrainës. Kjo ndodhi pasi u realizua një takim online mes Odave ekonomike të RMV-së dhe dhe këshillit të lartëpërmendur, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e të dy vendeve respektive, përfaqësues të Odave ekonomike të RMV-së dhe të Odës ekonomike dhe industrisë së Ukrainës.

U diskutua edhe për potencialin ekonomik dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, ku në fjalën e tij z. Drilon Iseni potencoi që shteti ynë ka potencial të pashfrytëzuar qoftë në aspekt të shfrytëzimit të hapësirave bujqësore si dhe të potencialit të pa shfrytëzuar të fuqisë punëtore të pa punë.

Në fund të këtij takimit, z. Drilon Iseni, si përfaqësues i OEMVP nënshkroi edhe memorandumin e mirëkuptimit me palët e lartë përmendura, memorandum i cili do jetë valid për një periudhë prej tre viteve me mundësi të vazhdimit të saj.