Delegacion i lartë nga Greqia në OEMVP
Delegacion nga Greqia, në krye me Sekretarin gjeneral të MPJ të Greqisë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekonomike, z. Ioanis Brachos, Ambasadori i zyrës për lidhje të Greqisë në RMV, z. Dimitris Yanakakis u mirëpritën në takim pune në OEMVP, ku të pranishëm ishin kryetari z. Nebi Hoxha, drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni si dhe përfaqësues të tjerë nga oda.
Këto takime pune janë të rëndësisë së madhe, duke marrë parasysh faktin që Greqia dhe Maqedonia e Veriut tejkaluan vështirësi të shumta shumëvjeçare nëpërmjet dëshirës së mirë dhe komunikim të ndërsjellë. Gjatë këtij takimi u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit mes bizneseve të shtetit tonë dhe ato të Greqisë. Me shpeshtimin e takimeve bilaterale mes këtyre dy shteteve do të mund të krijohen marrëdhënie të forta ekonomike si dhe në çdo sferë tjetër, gjë e cila ndikon në mirëqenien e dy shteteve dhe ekonomisë në tërësi.
OEMVP është gjithmonë e hapur dhe ka dëshirë të ndikojë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, duke mundësuar kështu bashkëpunim dhe shtrierje të bizneseve vendore në rajon dhe më gjerë.
Comments are closed.