Ky projekt në Luginë të Preshevës do të mbahet më datë 31 Tetor 2012 me konferencën prezantuese në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” për Panairin “Javët e biznesit kombëtar”, ku të pranishëm do të jenë të gjithë bashkëorganizatorët.
Gjatë panairit, vizitorët do të kenë rast që të njihen me të arriturat e Biznesit në Luginë të Preshevës përmes organizimit të prezantimeve nga ekspozuesit, diskutimeve si dhe shkëmbimit të përvojave dhe problemeve në mes veti.
Programi ekspozues do të jetë si vijon: Prodhues, Tregtarë dhe Shërbyes rreth 30 kompani nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi
Pjesëmarrja e Bizneseve dhe vizitorëve në panair është falas!
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen më së voni deri më 26 Tetor 2012 (E premte) në e-mail: fatima.vela@oemvp.org




