AKADEMIKA
AKADEMIKA
Gratë e Pollogut – si deri në biznes

Gratë e Pollogut – si deri në biznes

SPOZORI GJENERAL

  Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok, Sllovaki janë përgjegjës për implementimin e projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Programi operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013, Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA).

  Trajnimet e para filluan në komunën e Bogovinës në periudhë prej 03 Qershor 2013 deri më 07 Qershor 2013, ku do të jenë të përfshira gratë e kësaj komune dhe gratë nga komuna e Bërvenicës.

  Trajnimet do të jenë gjithsej 5 ditë, dhe do të mbahen me fillim prej orës 09:30 deri në ora 16:00.

  Kryetari i Bogovinës, Hazbi Idrizi përshëndeti fillimin e trajnimeve të parapara të projektit në rajonin e Pollogut dhe shprehu gatishmërinë e mbështetjes permanente për realizim të suksesshëm të projektit dhe njëkohësisht  implementimin sa më të suksesshëm të tij, duke qenë i gatshëm që drejtpërdrejtë të ndikojë tek kompanitë lokale, që grate e përfshira në projekt, gradualisht të fillojnë me zbatim konkret të aftësive të tyre në kompanitë lokale si të punësuara.

  Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti poashtu shprehu falënderimet për përfshirjen e kësaj komune në projekt dhe është i gatshëm që për këto gra, të sigurojë edhe një zyrë  brenda objektit të komunës së Brvenicës, e cila zyrë do jetë në dispozicion të përhershëm të këtyre grave për nevojat e tyre.

  Më pas, nga ana e stafit të projektit, u bë një prezantim i shkurtë rreth objektivit të përgjithshëm dhe qëllimeve specifike të projektit, kurse trajnueset nga Sllovakia, njohtuan pjesëmarrëset rreth harmonizimit të punës dhe jetës familjare, në mënyrë që të jenë konkurente në tregun e punës, përmes zhvillimit të potencialit të tyre për punësim dhe promovimit të mundësive të barabarta dhe barazi gjinore për gratë e bashkësive etnike në nivel lokal.

  Themelimi i inkubatorit të parë pilot rural për gratë në këtë komunë, është i përkrahur nga të dy kryetarët e komunave, njëherit edhe nga gratë e këtij rajoni, të cilat treguan interes të madh për implementimin e tij, hapja e të cilit planifikohet të jetë në muajin Shtator të këtij viti.

  Trajnimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kurse më pas do të mbahen në rajonin e Strugës, nga data 10 Qershor 2013 deri më 14 Qershor 2013.

 

  Për më tepër informata rreth projektit, kontaktoni në e-mail fatima.vela@oemvp.org

 

                                                                                                
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 


 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                     

 

 

 

  This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.

 

 


SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA