Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, z.Drilon Iseni i ftuar për të diskutuar rreth humbjeve që kanë pësuar bizneset

Në EURONEWS Albania, Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, z.Drilon Iseni i ftuar për të diskutuar rreth humbjeve që kanë pësuar bizneset në Maqedoninë e Veriut me rastin e pandemisë COVID19.
OEMVP-ja gjithmonë vlerëson lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe synon të krijojë edhe partneritet të qëndrueshëm me to. Duke u bazuar mbi këtë, deri më tani OEMVP-ja ka dërguar edhe shkresa deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku propozon masa reale ekonomike për sektorin e biznesit me qëllim të mënjanohen dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, e cila nuk anashkaloi as ekonominë e vendit. Gjatë kësaj periudhë një grup i sektorit të biznesit ka pësuar më shumë humbje, ndërsa një pjesë humbje më të vogla mirëpo në përgjithësi të gjitha bizneset janë të prekura.
‘’ Bizneset që kanë pësuar humbje më të mëdha janë nga sektori i hotelierisë, gastronomisë, transportit si industre të prekura në mënyrë direkte, ndërsa shitja me pakicë, farmacitë , IT kompanitë janë më pak të prekura, pra në mënyrë indirekte.
Qeveria bën mbulim të pagave në nivel bruto prej 60%, jo 80% siç është kërkuar, gjithashtu masat mund të quhen selektive, pra ka kufizime se kush përfshihet në këtë subvencion’’-shprehet z.Iseni. Prandaj OEMVP-ja gjithmonë do të paraqitet si korektor i politikave ekonomike që ndërmerren nga shteti dhe do të mundohet të krijojë gjithmonë kushte më të volitshme për të bërë biznes në vend.
Për këto dhe më tepër ndiqni videon e mëposhtme!