z.Nebi Hoxha: Masat e qeverisë janë më shumë sociale për shkak të zgjedhjeve

“Nuk jemi në situatë normale. Nëse nuk kemi qarkullim të lirë të konsumatorëve dhe përshtatje të masave të tyre rreth preventivës së coronavirus, impakti ekonomik do të jetë i madh. Mendojmë që masat që duhet të ndërmarrin qeveritë, është se duhet të jenë më të prekshme dhe më tepër në komunikim me biznesin sepse në teren situata nuk është e lakmueshme dhe kemi mjaft ankesa të bizneseve. Ashtu siç bie kurba e pandemisë ashtu duhet të kemi ngritjen e ekonomisë, që kompanitë që janë goditur të kenë likuiditet”, tha z. Hoxha për “Euronews Albania”.

Ai nënvizon se një prej kërkesave ka qenë që për lokalet dhe restorantet që janë goditur më rëndë të sigurohen pagat për punëtorët. Kreu i Dhomës Ekonomike në Maqedoninë e Veriut shpreh dhe një tjetër merak nisur nga fakti se vendi do të mbajë shumë shpejt zgjedhjet parlamentare.

“Jemi në prag të zgjedhjeve politike ku shumë masa janë më shumë sociale se sa ekonomike dhe mendojmë se fokusi e i qeverisë duhet të jenë më në interes të biznesit dhe ekonomisë. Masat nuk janë aq të qëndrueshëm, presim që në vazhdim të kemi rrugën e drejtë të masave sa i takon pjesës post pandemisë”, ka shtuar z. Hoxha.

Për më tepër në linkun e mëposhtëm:

https://euronews.al/al/maqedoni-e-veriut/2020/05/05/kreu-i-odes-ekonomike-ne-rmv-masat-e-qeverise-jane-me-shume-sociale-per-shkak-te-zgjedhjeve