OEMVP realizon takime në Shqipëri

Delegacion nga OEMVP-ja  vizituan Bashkimin e Prodhuesve Shqiptar në Tiranë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Expocity Albania. Me këto takime, OEMVP vërteton që është ithtare e promovimit të sipërmarrësisë, risive, konkurrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe  rajonalizimit/internacionalizimit të bizneseve në nivel rajonal.

Këto bashkëpunime ndihmojnë që bizneset e këtyre dy vendeve fqinje të kenë bashkëpunime të shumta, të cilat do të shpërblehen me sukses të ndërsjellë.

Kjo është një mundësi e mirë për kompanite tona anëtare të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

?