Në hapësirat e OEMVP-së u mirëprit z.Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor . Në këtë takim morrën pjesë kryetari z.Nebi Hoxha, nënkryetari z.Salim Hasani dhe z.Hajrulla Hasani ku u diskutua për statusin e Malit Sharr si park nacional dhe potencialin që vjen nga kjo zonë.
OEMVP në strategjinë e saj dhe platformën ekonomike Malin Sharr dhe Kodrën e Diellit i ka përfëshi si pika mjaft të rëndësishme dhe kryesore rekreative nga të cilat vendi mund të ketë përfitime të mëdha.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson shumë përkrahjen e institucioneve shtetërore dhe gjithmonë është e përqëndruar në ndërtimin e partneritetit me institucionet shtetërore për të krijuar kushte më të mira për komunitetin e biznesit dhe për të sigurar zhvillim dhe rritje ekonomike në shtet.






