Rajonet e banuara me shqiptarë, me standard më të ulët jetësor

Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjithnjë e më shumë po vjen në shprehje zhvillimi jo i barabartë në tetë rajonet e Maqedonisë së Veriut.

“Brenga jonë si Odë është se në të ardhmen, nëse vazhdon ky trend i zhvillimit joproporcional të rajoneve, e tërë Maqedonia e Veriut do të bëhet Shkup dhe Shkupi si kryeqendër do të jetë e tërë Maqedonia e Veriut. Për këtë qëllim duhet sa më shpejtë të intervenohet nga ana e shtetit që t’i jepet fund kësaj dukurie”, thotë Iseni.

Ai thotë se për të mos pasur hendek mes rajoneve, duhet që të zbatohen ligjet në fuqi.“Problemi së pari është në nivel qendror, pasi ligji në fjalë që rregullon barazinë zhvillimore nuk zbatohet ashtu siç duhet. Në bazë të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, 1 për qind e Bruto Prodhimit Vendor duhet të investohet në zhvillimin e barabartë rajonal, që është në vlerë afërsisht 100 milionë euro, ndërkohë që vlera më e lartë e investimeve nga ana e shtetit në këtë politikë nuk arrin as 11 për qind të kësaj vlere ligjore”, thotë Iseni.

Lajmin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.evropaelire.org/a/maqedoni-e-veriut-shqiptaret-standard-i-ulet-jetesor-/30942875.html