Në hapësirat e OEMVP-së mirëpritet Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Në hapësirat e OEMVP-së u mirëprit z.Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor .  Në këtë takim morrën pjesë kryetari z.Nebi Hoxha, nënkryetari z.Salim Hasani dhe z.Hajrulla  Hasani ku u diskutua për statusin e Malit Sharr si park nacional dhe potencialin që vjen nga kjo zonë.

OEMVP në strategjinë e saj dhe platformën ekonomike Malin Sharr dhe Kodrën e Diellit i ka përfëshi si pika mjaft të rëndësishme dhe  kryesore rekreative nga të cilat vendi mund të ketë përfitime të mëdha.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson shumë përkrahjen e institucioneve shtetërore dhe gjithmonë është e përqëndruar në ndërtimin e partneritetit me institucionet shtetërore për të krijuar kushte më të mira për komunitetin e biznesit dhe për të sigurar zhvillim dhe rritje ekonomike në shtet.