02 Mars 2016 – Një delegacion i OEMVP-së, i udhëhequr nga kryetari Nebi Hoxha, sot vizitoi Panairin e Ndërtimtarisë, Patundshmerisë dhe Investimeve 2016, ku pjesëmarrëse ishin edhe disa kompani të njohura ndërtimore nga Maqedonia, njëkohësisht edhe anëtare të Odës.
Kompanitë pjesëmarrëse e vlerësuan si shumë të rëndësishëm këtë panair, duke u bazuar në rezultatet nga pjesëmarrjet paraprake dhe cekën se është një privilegj të jesh pjesë e këtij panairi, i cili mbahet për të 13 herë me rradhë, ku disa kompani anëtare janë për vite me rradhë pjesë e këtij organizimi, si Trim&Lum, R-Metalika, ZSF e tjera.
Panairi është mundësi e mirë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar për projektet e qeverisë “Blej shtëpi për të rinjtë” dhe “Blej shtëpi-blej banesë”, projekt nga viti 2012.








