Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP në takim me OJQ-të e Dibrës

OEMVP në takim me OJQ-të e Dibrës

03 Mars 2016 – Sot në hapësirat e Qendrës për përkrahje të Organizatave Joqeveritare në Dibër, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni Albiz (Dauti) realizuan një takim me organizatat jo-qeveritare nga ky rajon. Ky takim, është pjesë e projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Në takimin fillimisht u prezantuan organizatat bartëse të projektit e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon të arrijë ky projekt, si dhe aktivitetet e parashikuara për të mundësuar këtë. Në vijim u hap një diskutim rreth përvojave të deritanishme të bashkëpunimit të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.

Kompanitë dhe OJQ prezente diskutuan rreth ligjeve për sponzorim dhe donacionet, ku theksuan se projektet e këtilla, ku informohet mbi mundësitë e ndryshme të financimit, janë shumë të dobishme dhe më se të nevojshme, meqë shumica janë shumë pak ose gati aspak të informuar rreth ligjeve dhe mundësive për të rritur kapacitetet e tyre duke siguruar mjete financiare nga komuniteti i biznesit.

image-5f678104c02e9e6288e8eb5a5c1ff7a23d647f750749cc99278dcf294f429868-V

image-d5ec5b07da8f4d9e873615a24819ca6ea67c7af3a30f209e51ac9dd0266057be-V

image-d800e06cf90f01db2059dd71a598ec75b438ba3e9b1a552e192a74cb6bd3433e-V

image-eab2afeb6f472be476dfe3aa8d63f050b74f04c941b41461535221cf67e8ad80-V