AKADEMIKA
AKADEMIKA

Juris nr.1

Juris nr.1
SPOZORI GJENERAL

02 Mars 2016 – OEMVP sërish me një shërbim tjetër të ri për të gjithë afaristët. Duke parë të nevojshme që anëtarsia e OEMVP-së të jetë e informuar në kohë dhe në mënyrë të drejtë mbi të gjitha ndryshimet ligjore që prekin biznesin, sjellim kësaj here Informatorin ligjor – JURIS.

Ky informator, që sot po publikojmë është edicioni i parë dhe ka për qëllim të informojë anëtarsinë mbi zhvillimet dhe dinamikën e ndryshimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë, që mund të imponojnë masa të ndryshme si në aspekt të kërkesave të ndryshme teknike, implikime financiare apo burimeve njerëzore, aspekte që mund të ndikojnë në efikasitetin e veprimtarisë afariste të anëtarësisë sonë.

OEMVP kësaj here shkon edhe me një hap më larg – duke ndjekur në baza ditore ndryshimet ligjore dhe çdo javë do të publikojë “Alarmin legjislativ”, i cili do të informojë anëtarsinë mbi ndryshimet ligjore që kanë ndikim në fushën në të cilën veprojnë e që janë në procedurën e konsultimit, me qëllim të intervenimit në tekstet e propozuara që nga faza fillestare.

JURIS do të publikohet çdo muaj për të gjithë anëtarët. Për më tepër informata na kontaktoni në info@oemvp.org, ku gjithashtu mund të dërgoni edhe komentet apo sugjerimet e Juaja lidhur me këtë informator, në mënyrë që të përmbushim sa më mirë nevojat e bizneseve anëtare të OEMVP-së.

Shkarkoni numrin e parë të JURIS këtu.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA